.
×

Angjelina Krasniqi – Enxhi: Gëzuar o Arbërit e mi



.

E dëgjoj burinë e zërit posi fishekzjarrë

Frymes së urimeve,që dalin nga shpirti,

M’u rrënqeth kurmi, një dëshirë u ngjall

Zemra dridhej, zë-mbrenëdshmi bërtiti!…

.

O Arbërit e mi,Ju gjak’pastër dhe të urtë

Ju Dardanët e pamposhtur nga stuhirat,

Ju, që, nga Iliria kurrë nuk shpallët luftë

Ju që kurrë-kurrë nuk thërritet mëshirat!…

.

Arbërit e mi,Ju krenaria e vet kryevendit

Ju të varfërit e mi, q’ju rrjepen aq keqas,

Ju t’palodhurit që arrnoni copat e vendit

Ju,që dhe eshtrat po ua shkelin dreqas!…

.

Ju i miri, i urti, krah-vrari, shpirt-luftëtari,

Që frymoni, çdo pëllëmbë të kësaj toke,

E që mbi ballin tuaj shkelin bijtë bastardi

Ju që mijravjetesh,lindni kokë prej koke!…

.

Dhe ju o populli im që jetoni jashtë vendi

Dhe ju djegë malli për Pragun,Gur e Dhe

Ju që posa zgjoheni,punoni e nuk endeni

E fjalë të parë keni, Mirëmëngjes Atëdhe!…

.

Ju gjakpastërti,pragshkrumuari,i malluari,

Agimpritësi,i mardhuri dhe mendimmadhi,

Bashkë t’ngrihemi që të gjithë së festuari

Pavarësinë e lodhur, ta kthejmë së mbari!…

 

.