[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Angjelina Krasniqi – Enxhi: Eja o bir!



– fjalë Nëne, djalit në emigrim-
Dashurinë tënde o bir e kam harruar,
Me qiri të ndezur gjithandej të kërkoj.
Peshë e mallit, seç më ka turbulluar,
Sëmundjen emigrim çdo ditë mallkoj!…

Drita ime e jetës është një dritë e fikur,
Nga qiriri im, që çdo ditë po jep shpirt.
Po mbeta pa fjal’puthjet e tua e vaditur,
Kur ti të kthehesh, t’më gjesh mos prit!…

Drita e qafimit nënë-fëmijë, drit’ kohore
Është fryma që mban në jetë një Nënë.
Marrja në pëllëmba, kraharor, për dore,
Bëjnë që krenare, të mbahet në këmbë!…

Eja bir i nënes, se nëna ka mall shumë,
Të afërmit më shohin gjithëherë me lot,
Eja, e më jep ushqimin e puthjes lumë,
Të ngrihem krenare, ta shijoj këtë botë!…

Nënës i duhet vërtet uji, edhe ushqimi,
Fjala e ngrohtë prej biri, por jo emigrimi!…

Menu Title