.
×

Angjelina Krasniqi Enxhi: Bija ime



 

 

Të shihja qetë kur bisedoje me një plakë,

Fytyra të ndryshohej, përskuqëshe flakë,

Pos faqeve në ndezje, s’pash diçka tjetër

Veç uratën e dhënë, durim për më t’vjetër.

.

Mos u ndjej e lënë vetëm dhe zënë në faj

E drejta nuk arrihet me çerrje, as me vajë,

Ti…thuaje mendimin, si peshkun pa luspa

Mes një fytyrë të qetë, si e qeshura buza,

.

Dhe nese merr përskuqje, n’faqe e fytyrë

Është një virtyt,që shfaqet n’këtë mënyrë

Vërtet fole butë,me shpirtin tënd të brishtë

Edhe pse tjetra,një të vërtete i bënte bisht!…

.

Le të keqkuptoj dhe të të quaj e dalur fare,

Grindavece,kokëfortë, e keqja shamatare.

Të drejtit kur flasin , të tillë emra do marrin

Nga ata që të vërtetën mundohen ta kallin!…

.

I padrejti ka një krimb,që e gërryen përmbrenda,

Dalngadalë ja zbeh,shkëlqimin që ja bart zemra!…

.

Bochum 12 janar 2017_