[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Angelina Krasniqi: Ditëlindja ime!



Sot, në këtë ditë të ditëlindjes sime

Ulur dhe përballë paramendoj veten,

Imazhet m’shfaqen fytyres si kujtime

Shumë grimca jete nuk di si u treten!…

 

Një nga një seç numëroj vitet e ikura

Porsi ushtarë të vrarë pas një beteje,

Gjurmët e mbetura veç molla t’fikura

Ofshamë e fjalës e hukatur prej meje!…

Nuk i bëra pyetje vetes sime përballë

Në kam ndryshuar rrjedhes nëpër vite,

S’fola me sy, e as me rrudhat në ballë

Se një zog shpirtit, lehtë krahët i rrihte!…

Diellshëm ectova dhe kur ndriçonte hana

Shpirtin e mbajta fëmijë, siç ma lindi nana!…

Menu Title