.
×

Angela Merkel dekoron kampionin Mustafi (FOTO)



Kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka organizuar një ceremoni speciale në pallatin Bellevue, për përfaqësuesen e Gjermanisë, e cila fitoi Kampionatin Botëror

Kontributi i Shkodran Mustafi për Kombëtaren gjermane në Botërorin 2014 është shpërblyer të hënën.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka organizuar një ceremoni speciale në pallatin Bellevue, ku i ka pritur futbollistët që morën pjesën në suksesin e ekipit të Joachim Lowit në evenimentin që u mbajt në Brazil, në mes muajve qershor dhe korrik

Dhe, mirënjohja më e lartë sportive gjermane iu nda edhe futbollistit shqiptar, të cilit iu bë një nder i madh me këtë rast, 120 ditë pas triumfit në Rio de Janeiro.

21 nga 23 kampionët e botës (munguan Andre Schurrle e Julian Draxler) morën mirënjohje, ndërsa Merkel i falënderoi për kontributin që dhanë për vendin e tyre. Mustafi u bë shqiptari i parë që u shpall kampion bote.