.
×

Anëtari i ri i VV’së Bajqinovci përplaset me Ministrin e Financave për çështjen e korrupsionit



Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7. Hamza ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për luftimin e korrupsionit. Hamza vjen nga PDK, parti që ka 12 vjet në pushtet po që ka nisur një fushatë anti-korrupsion në përgjithësi.

“Të gjithë pajtohemi se korruspioni është dukuri negative dhe e dëmshme”, ka thënë Hamza.

“Të gjitha partitë janë të prekura nga kjo dukuri”

Mirëpo këtu ndërhyri Mufail Bajqinovci, i sapo aderruari në Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka qenë në pushtet dhe nuk mund të përmendet si parti e korruptuar.

“Zotëri edhe partia e juaj ka persona që kanë ardhur nga partitë tjera. Andaj nuk mund të thirreni si krejtësisht të pastër. Ju lutem mos më pengoni gjatë fjalimit sepse nuk do kisha dëshirë që debati të marrë aso kahje. Për nga natyra jam që nuk ia lë askujt”, i është përgjigjur Hamza menjëherë.

Ndërkohë kur Bajqinovci morri fjalën i përmendi Ministrit në detyrë skandalet me të cilat është përballur qeverisja e kaluar. Ai përmendi ikjen e prokurorit Elez Blakaj, 53 milionëshin e paguar ndaj Bechtel Enkas etj..

Madje Bajqinovci thotë se Hamza nuk është dashur fare të ftohet në këtë debat por është dashur që në vend të tij të jetë i ftuar Ministri i Drejtësisë për të dhënë llogari./