[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anëtari i LDK’së: Për Hikmeten i shti duart në zjarr



 

Bajram Gecaj, Shef i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, ka shpërndarë shkrimin e Flutura Kusarit, e cila i doli në mbrojtje Ministres së Financave, Hykmete Bajramit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka thënë se do t’i fuste duart në zjarr për Bajramin.  “Për ndershmërinë e Hikmetes i shti duart në zjarr!”, ka shkruar Gecaj.

Ndryshe, Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, i ka dal në mbrojtje Ministres së Financave, Hykmete Bajramit për skandalin me 2 milionë eurot e Thesarit të Shtetit. Kusari ka thënë se të kërkosh dorëheqjen e Bajramit është hipokrizi. Sipas saj, dje Bajrami ka dhënë informacione të vlefshme për rastin, e që thotë se asnjë politikan tjetër s’do të guxonte ta bënte.

“Bravo Hikmete Bajramit që doli dje me japë llogari para mediave. Nuk ndodhë shpesh që politikanët, në kohë skandalesh, me u ballafaqu me publikun. Zakonisht ikin si pulat. Me kërku prej saj me japë dorëheqje është bullshit dhe hipokrizi”, ka shkruar Kusari.

Deri tash për këtë rast është arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.

Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar dje Policia e Kosovës.

Për ndershmërinë e Hikmetes i shti duart në zjarr!

Publiée par Bajram Gecaj sur Jeudi 22 octobre 2020

Menu Title