[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Analisti ushtarak serb: Ushtira e Kosovës do të ketë tanke më të mira se ne



Nisma për formim të Ushtrisë së Kosovës, dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të, ka bërë që në Serbi, kjo temë të jetë ndër kryesoret.

Tani atje kanë filluar të shqetësohen edhe për atë se si Ushtria e Kosovës do të jetë e armatosur mirë, pasi do të marr donacione nga ushtritë perëndimore, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,transmeton Botapress.info

Analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski ka thënë se Ushtria e Kosovës do të pajiset me armatim të rëndë ushtarak nga ShBA, armatim që ky shtet do ta tërheq nga Afganistani dhe vendet tjera.

“Kjo ushtri nga NATO do të marrë armatim të lehtë artilerik dhe armatim mbrojtje kundërajrore. Sipas sistemit të “ujëvarës”, shtetet anëtare të NATO-s dhurojnë sistemet luftarake të cilat më nuk janë “ligë e parë”, por ende janë të mira dhe operative. Sinqerisht, nuk do të më habiste sikur Kosova të marrë edhe një batalion tankesh dhe këto tanke të jenë më moderne se ato M-84 tonat, meqë tanket tona nuk janë modernizuar nga viti 1990… Shikoni, amerikanët nuk dinë se çfarë të bëjnë me gjithë atë teknikë të blinduar, të cilën duhet ta tërheqin nga Afganistani apo ta shkarrojnë atje”, ka thënë Lazanski, transmeton Botapress.info

Menu Title