.
×
kuvendi

Analistët: Shtyrja e seancës është gabim i madh, PDK nuk mund ta shuajë edhe Parlamentin nëse nuk i siguron numrat



Analistët vlerësojnë se Flora Brovina ka bërë një gabim shumë të madh, me shtyrjen e seancës.

Ata vlerësojnë se roli i Brovinës, ka shumë limite prandaj duhet të respektohen ato kufizime.

Analisti Naim Rashiti, thotë se Brovina ka shumë rol simbol prandaj edhe nuk duhet ta keqpërdorë këtë detyrë.

“Zonja Borvina nuk ka te drejte te beje kete. Nuk mund te marr ajo vendim per shtyrjen e seances po konsulta me partite politike. GABIM SHUME I MADH. Roli I zonjes Borvina ka shume limite prandaj ajo duhet t’I rrespektoje ato kufizime.

Ajo ka rol shume simbolik ne kete pune dhe nuk duhet ta keqperdore kete detyre. E PDK duhet te ofroj zgjidhje dhe te tregoj e deshmoj se nuk I bllokon institucionet. Nese vazhdon keshtu ajo po tregon nje fytyre tjeter. Kemi pa shume shembuj ne rajon se si partite pengojne tranzicionin

Natyrisht se involvimi kaq I vonshem I Presidentes nuk do te gjej zgjidhje te shpejte, dhe se veshtire se do t’I bind lideret per mareveshje.

E LANI-V ta kuptoj se nuk do te marre postin e kryetarit te parlamentit dhe duhet t’I rishoje marveshjet e veta. Ata kane te dretje legjitime te ofrojne alternative poer nje shumice parlamentare e cila do te mund te krijone qeverine por assesi te mos rrespektoje vendimet e kushtetueses ne perpikeri. Interpetimet e tyre per pikat 126 dhe 127 jane shtremberime.

PDK te mos shyej me seancen, LAN-V te votoj kandidatin e PDK-se per kryetar kuvendi. Dy kampet duhet te ndalin veprimet e tyre.

Kjo konkludon me: Ofroni Zgjidhje ose nese jo zgjidhje te shpejt zgjedhje”, shkruan Rashiti në Facebook.

Ndërkaq Adriatik Kelmendi, thotë se nëse PDK nuk i siguron numrat, a do ta shuajë edhe parlamentin si institucion.

“Megjithate seanca e caktuar gjithsesi eshte dashur te mbahej.

Ne te paren “Grupi me i madh parlamentar” inspektoi vullnetin e deputeteve dhe e vertetoi se LAN i ka numrat.

Ne te dyten “kujtoi” se i ka numrat, por nuk i dolen.

Ne te treten e diti se nuk i ka numrat dhe s’mori mundin as te “dalin ne pune” ne Kuvend!

Me kete presedence te rrezikshme pyetja qe mbetet eshte – nese PDK-ja nuk i siguron numrat, a do ta shuaje edhe parlamentin si institucion?!

Gabim, shume gabim!”, shkruan Kelmendi.

Ndërkaq Ismet Kryeziu, shkruan:

“Shkelja e procedurave të Presidencës, tejkalimi i ftesës dhe shkuarja pa ftesë në takimin me Presidenten, nuk është veprim korrekt nga ana e LVAN-it, madje i pa arsyeshëm duke shkelur procedurat ti tregojnë qoftë Presidentes, qoftë publikut se LVAN-i është kooalicion.

Një foto e përbashkët, mundë të lexohet mbi përmbajtjen nga disa kande. Se a ka nevojë, LVAN-i të na tregojë se është i bashkuar, mendoi se këtë duhet të ja sqarojnë vetës nëse kanë dilema. Sepse ne dhe nëse nuk i shohim bashkë mundemi me besu derisa ata e thonë se janë bashkë”.