[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Analistët politikë e cilësojnë lojë për inate personale atë që po ndodh mes Thaçit e Kurtit



Për herë të tretë brenda pak ditësh, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Kësaj here, takimi është thirrur për të martën, më 31 dhjetor në ora 10.“Duke mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes suaj në dy takimet e së premtes, po ju shkruaj edhe një herë për të njëjtën çështje. Me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si President i Republikës së Kosovës, do t`i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Thaçit.

Por, edhe ftesa e tretë për takim, është refuzuar nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj të takohemi të hënën, në një orë të përshtatshme për juve. Gëzuar 2020”, thuhet në përgjigjen e Kurtit.Ftesat e Thaçit dhe refuzimin e tyre nga Kurti, njohësit e zhvillimeve në vend janë duke e cilësuar lojë ndërmjet tyre, për inate personale.

Gjatë së hënës, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, janë takuar ndaras me ambasadorin e Amerikës, Philip Kossnet.Mësohet se në takime, është kërkuar formimi i shpejtë i Qeverisë së Kosovës.

Menu Title