[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Analist Abdullahu jep ide se çka të bëhet në këtë situatë të rëndë për Kosovën



Analisti i njohur i zhvillimeve politike në vend dhe gjetiu, Faton Abdullahu, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook për të dhënë idetë e tij se çka duhet të bëj Kosova dhe disa prej akterëve të saj politikë në këtë periudhë krize.

Sipas z.Abdullahu, presidenti Thaçi nuk duhet të japë dorëheqje pas paralajmërimit të aktakuzës, e madje ai duhet të marrë pjesë edhe në negociatat me Serbinë duke qenë se (sic) “qeveria Hoti është shumë e brishtë për ta bërë këtë e vetme, e edhe më e brishtë për ta jetësuar.”

“Ajo çfarë po i ndodh Kosovës tani, është veprim i menduar nga segmentë jashtë Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia që për një strategji të tillë të kenë përkrahje nga brenda, por ato nuk janë kruciale.” – shkruan z.Abdullahu.

Ai ka folur edhe për forcat e jashtme të cilat janë kundër që administrata amerikane Trump të përfitojë nga dialogu Kosovë-Serbi.

Statusi i plotë:

Dija, dialogu me Serbinë dhe shumë djallëzi

• Dialogu me Serbinë duhet të vazhdoj ashtu sikundër është paraparë, në Uashington, brenda një periudhe të shkurtë, jo më shumë se një muaj.
• Në dialog duhet të marr pjesë edhe Presidenti Thaçi, sepse Qeveria Hoti është shumë e brishtë për ta bërë këtë e vetme edhe më e brishtë për ta jetësuar.
• Presidenti Thaçi nuk duhet të jap dorëheqje pasi që nuk ka akuzë nga Gjykata. Sikur të jepte dorëheqje tani ky do të ishte dorëzim para një akti jo të zakonshëm juridik në Gjykatë, që më shumë duket se është pamflet politike.

• Faktori politik në Kosovë nuk duhet të bije viktimë e mospajtimeve Bruksel – Administrata Tramp edhe pse kjo nuk është e lehtë
• Ata që nuk po ju japin vizat qytetarëve të Kosovës tash sa kohë edhe përkundër faktit se i kemi plotësuar kushtet, duket se janë të njëjtit të cilët nuk duan që Tramp të përfitoj i vetëm nga ndonjë sukses sado i vogël i dialogut Kosovë-Serbi.
• Ata që janë kundër gjeo-politikave, politikave tregtare, financiare e të tjera të Administratës Tramp në Evropë dhe gjetiu, janë po ata që po përpiqen ta pengojnë dialogun Kosovë Serbi në Uashington.
• Ata që e ndaluan dialogun Kosovë – Serbi nuk e shpëtuan as nuk e mbrojtën Kosovën por e sulmuan Administratën Tramp.
• Ata që e po e pengojnë dialogun Kosovë- Serbi nuk po e ç’kapin shtetin e Kosovës, as nuk do të duhej ta bënin këtë apo të mendohet se këtë po e bëjnë me një aktakuzë të një prokurori. Nëse ka kapje të shtetit ç’kapja duhet të bëhet me vota jo me Prokuror.
• Faktori politik në Kosovë nuk duhet të bije viktimë e mospajtimeve eventuale në Uashington
• Mos përfundimi i shtetndërtimit të Kosovës e ka rikthyer atë në variantin më të keq të mundshëm në kusuritje mes interesave të ndryshme e për herë të parë edhe përbrenda interesave që prezantojnë gjeopolitikën evro-atlantike.
• Ajo çfarë po i ndodh Kosovës tani, është veprim i menduar nga segmentë jashtë Kosovës. Nuk përjashtohet mundësia që për një strategji të tillë të kenë përkrahje nga brenda, por ato nuk janë kruciale.
• Mos prezenca e z. Veseli në të ardhmen politike të Kosovës do të ishte atak dhe dëmtim i shëndetit demokratik në Kosovë,për aq sa ai është figurë kruciale e opozitarizmit në zhvillim e sipër.

Menu Title