.
×

Amir Abrashi këput ligamentin e gjurit dhe gati për operacion



Amir Abrashit iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 29′-të, në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Hertha Berlinit, për shkakun e një dëmtimi. Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave, ka zbuluar më mirë lëndimin e tij të pësuar.Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë, kështu që mesfushori do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Ai ka qenë një pikë kyçe për formacionin e Freiburgut, dhe rikthimi i tij, pas këtij dëmtimi, duket se do të jetë i largët. Mgjithatë është edhe një humbje për formacionin e Panuccit, në miqësoren që do të zhvillohet në fund të marsit me Norvegjinë.