.
×

Amerikanët e “shkrijnë akullin”, Jahjaga shtron darkën për liderët politikë të Kosovës    



Ndeja e thirrur nga Ambasada Amerikan ka arritur t’I shkrijë marrëdhëniet e ngrira të liderëve politik në Kosovë. Ky takim mbase mund të jetë një hap përpara drejtë zhbllokimit të krizës në të cilë gjendet vendi tash e pesë muaj.

 

Lirie Hajdari, 19 tetor

Kishin kohë të gjatë që nuk ishin parë bashkë e që nuk ia kishin shtrirë dorën njëri-tjetrit. Ambiciet për pushtet po i detyrojnë liderët politik që jo vetëm të mos takohen me njëri-tjetrin, por edhe ta fyejnë e akuzojnë me fjalët më të rënda njëri-tjetrin. E për ti bërë bashkë Thaçin, Mustafën e Haradinajn u kujdes dikush që në Kosovë dhe për Kosovën ka peshë të madhe, Ambasada Amerikane. Të premten tre liderët e partive kryesore në vend u panë së bashku në një festë të organizuar nga Ambasada Amerikane me rastin e vizitës së Senatorit Amerikan Murphey. Të tre liderët politik u panë tek hanin, pinin, e rrinin bashkë, por asnjëri prej tyre nuk tha asnjë fjalë nëse ky takim I thirrur nga Ambasada Amerikane ishte për qëllim edhe ofrimin liderëve dhe krijimin e një klime të më mirë për ndërtimin e institucioneve të vendit. Takimet e tre liderëve vazhduanë edhe të shtunën. Kësaj radhe ata u ftuan nga presidentja Atifet Jahjaga në “Darkën e Lamës”. Edhe këtu liderët politik u dukën më të relaksuar dhe më afër me njëri-tjetrin. Duket se ndeja e thirrur nga Ambasada Amerikan ka arritur t’I shkrijë marrëdhëniet e ngrira të liderëve politik në Kosovë. Ky takim mbase mund të jetë një hap përpara drejtë zhbllokimit të krizës në të cilë gjendet vendi tash e pesë muaj.

 

Por, njohës të zhvillimeve politike në vend nuk duan të besojnë se ftesa për ti bërë bashkë tre liderët politik ka të bëjë me një ndërhyrje ndërkombëtare për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Politike dhe juridik mendon se takimet e përbashkëta më shumë kanë qenë në shprehje të mirësjelljes ndaj vizitës së senatorit amerikan në Kosovë, një tregues që kur është çështja tek relaciont me Shtetet Bashkuara të Amerikës lidershipi I Kosovës është I bashkuar, por nuk e sheh këtë si ndërhyrje në procesin e tejkalimit të krizës institucionale në të cilën gjendet Kosova. Ai nuk mohon interesimin e SHBA-ve për tejkalimin situatës dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve, por nuk beson se shteti amerikan do të ndërhyjë në punët që ju takojnë liderëve politikë. “Natyrisht mund të ketë inters të shtuar amerikan për të pasur sa më shpejt një qeveri në Kosovë, por mua më duket se SHBA-të nuk janë të interesuara të ndërhyjnë drejtpërdrejt në zgjidhjen e krizës, por më shumë që të ofrojnë një kanal komunikimi edhe përmes Presidentes Jahjaga ku liderët do të mund të flasin, por kjo nuk duhet parë si ndërhyrje në procesin e tejkalimit të krizës”, tha Korenica për Botapress. Sipas tij në çdo ndërhyrje e tillë do ti bënte dëm demokracisë së Kosovës dhe një ndërhyrje e tillë do të ishte dëshmi se edhe pas kaq shumë vitesh pas pavarësisë Kosova ende nuk është pjekur për tu dëshmuar si shtet i konsoliduar për ti zgjidhur krizat politike që për një shtet normal janë tërësisht normal. Megjithatë Kornica beson se ftesa e Ambasadës Amerikane për liderët, por edhe ajo e presidentes Jahjaga për të marrë pjesë në ceremoninë “Darka e Lamës” padyshim se ka ndikuar që të paktën liderët të mund të takohen në ngjarje të tilla, në mënyrë që komunikimi I tyre të mos jetë I shkëputur tërësisht. Por këtë veprim të Ambasadës Amerikane ai nuk e sheh si ndërhyrje në procesin e dizajnimit të qeverisë dhe të mënyrës se si të kalohet kriza. “Pavarësisht kësaj vazhdoj të besoj se nesë faktori ndërkombëtar ndërhyjnë direkt në mënyrën se si do të duhej dukur qeveria e ardhshme dhe se si duhet të arrihet konsensusi, një gjë e tillë do të ishte tregues se Kosova as pas kaq shumë vitesh nuk është në gjendje të ketë elitë politike të pjekur, por edhe institucione që ne të vetëm ti zgjidhim krizat e brendshme. Një shtet që dëshiron të dëshmohet se është I tillë, do të duhet të dëshmoj se institucionet e veta I zgjedh në mënyrë të pavarur dhe pa ndihmën e dikuj të ofruar nga jashtë”, tha Korenica për Botapress.