.
×

Amerika me një befasi të madhe për shqiptarët



Botapress, 21 Dhjetor-Rreth 150 milionë euro parashihet të kushtojë ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procedurat për të do të bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për KTV-në, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka treguar për dy projekte që kapin vlerën e 200 milionë eurove, do të mbështeten nga SHBA-ja me një participim edhe nga Kosova.

Përveç kësaj, edhe investimet në njësinë për mbrojtjen kibernetike do të bëhen në partneritet me amerikanët, projekt ky që do të kushtojë më shumë se 40 milionë euro.

Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e Forcës me NATO-n, për çka ka theksuar se nuk ka pasur ftohje të tyre, përkundrazi ai thotë se u ftua të marrë pjesë në shumë takime ku edhe u prezantua si komandant ushtrie.

Në njërin nga to kishte takuar edhe komandantin e ushtrisë serbe, i cili nuk i kishte folur pavarësisht që Rama e kishte përshëndetur.

FSK-ja i ka mbyllur objektivat e saj për 2019, porse më 2020 sfida kryesore do të jetë buxheti i vogël.