.
×

Amerika i kërkon NATO’s 1.000 trupa shtesë në Afganistan



 

 
SHBA-ja i ka kërkuar aleatëve të saj të NATO-s dërgimin e rreth 1 000 ushtarëve shtesë në Afganistan, ka bërë të ditur sot ambasadorja amerikane e Aleancës, Kay Bailey Hutchison.
“Në kuadër të strategjisë së re, njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, numri i përgjithshëm, parashikuar për të riforcuar trupat perëndimore në Afganistan është 3 000 trupa amerikanë dhe rreth 1 000 ushtarë aleatë”, deklaroi Bailey Hutchison.

Ambasadorja nënvizoi se kërkesa amerikane në NATO, misioni i të cilës “Resolute support” kontribuon në trajnimin e ushtrisë afgane, nuk ishte finalizuar ende, përcjell Atsh.

“Objektivi ynë është të themi sa më shpejt, brenda dy javëve, se për çfarë kemi nevojë ekzaktësisht”, theksoi ajo.