.
×

Amerika fuqishëm në mbështetje të shqiptarëve, shikoni ‘bishat’ që i dhuruan ushtrisë



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 37 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura në Shqipëri. Ministrija e Mbrojtës, Olta Xhacka në një postim në Facebook ka shkruar se me këto mjete amerikane modernizohen batalionet e Forcaave të Armatosura.

“Me mjetet e blinduara amerikane modernizohen batalionet tona në FA që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO. Njëherësh rriten kapacitetet për përmbushjen e detyrave”, ka shkruar Xhacka.

Në një video të postuar në facebook, thuhet se automjetet e quajtura “Bishat” të cilat janë 13 tonëshe, janë të mbojtura dhe rezistente ndaj pritave të minuara.

Këto mjete të cilat do të përdoren nga struktura të Forcave të Armatosura, që janë pjesë e mbojtjes kolektive të NATO-së janë një ekipazh prej 3-7 ushtarësh dhe shpejtësi maksimale deri në 105 kilometra në orë.