.
×

Ambasadorja e Vullnetit te Mirë për Kosovën Elvana Shala u prit nga Sheikh Obaid Al Maktoum



Ambasadorja e Vullnetit te Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala teksa po qëndron në vizitë zyrtare në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ka realizuar një takim të veçantë me Sheikh Obaid Al Maktoum të birin e Kryeministrit të Dubait Mohammed bin Rashid Al Maktoum të cilin e ka njoftuar me gjërësisht me misionin e saj dhe situatën aktuale në Kosovë, për çështjet sociale dhe progresin që ka shënuar Kosova në fusha të ndryshme. Tutje ata kanë biseduar për mundësinë e investimeve në Kosovë në fushën e rinisë dhe lidhjen e bashkëpunimit me organizata të ndryshme sociale humanitare me theks të vecantë për të ndihmuar kategoritë e margjinalizuara në vend. Sheikhu Al Maktoum i siguroj Ambasadores Shala mbështetjen e plotë te rinisë kosovare duke potencuar së shpejti do të vizitoj Kosovën për të nisur planet konkrete të vendosura në agjendën e tij. Pas takimit, Shala ka vazhduar agjenden duke qene paneliste ne konferencën e 4të të Sheikh Zayed për paqe dhe tolerancë ku ka folur për rëndësinë e ndërtimit të paqes mes njerëzve kudo me botë.