.
×

Ambasadorja e Gjermanisë, ngre dolli për presidenten Jahjaga



Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets, ka mbajtur sot një fjalim me rastin e shënimit të 24 vjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Duke folur për historikun e shtetit të saj, ambasadorja Viets ka folur edhe për 15 vjetorin e bashkëpunimit gjermano-kosovar, për ndihmën që Gjermania ka dhënë për Kosovën, situatat e zhvilluara politike që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të cilat u organizuan edhe në veri.

Sipas saj, pas të gjitha këtyre ngjarjeve, e rëndësishme është që Kosova të bëhet e aftë për të vepruar sërish, duke krijuar një qeveri stabile.

“Pas zgjedhjeve demokratike të qershorit, ne jemi të bindur se kjo do të arrihet sërish në një mënyrë demokratike dhe në përputhje me predispozitat e Kushtetutës”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj.

Në fjalimin e saj zuri vend edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Viets, duke ju drejtuar presidentes, ajo në anën tjetër ngriti dolli për Jahjagën.

“Zonja dhe zotërinj, është kënaqësi e madhe të ngre një dolli për Presidenten e Republikës së Kosovës”, tha në fund të fjalimit ambasadorja Viets.