.
×

Ambasadorja Alma Lama nderohet më Çmimin Nderkombetar Liberi di Crescere



 

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama është nderuar sot me Çmimin Nderkombetar Liberi di Crescere, Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja Lama përmes një postimi në Facebook, përcjellë Botapress.

Ja postimi i Ambasadores Alma Lama ne Facebook

 

Te dashur miq,

Meqe eshte 8 Marsi, deshiroj te ndaj me ju kete informacion:

Sot, pikerisht ne Diten Nderkombetare te Gruas mora lajmin se me eshte ndare Çmimi Nderkombetar Liberi di Crescere, duke me vleresuar si shembull nderkombetar i nje gruaje te impenjuar ne zgjidhjen e konflikteve dhe tensioneve ne nje ambjent te veshtire, per punen si parlamentare e njohur, per kontributin tim per te drejtat e grave ne Kosove dhe te drejtat e njeriut, punen dhe vullnetin per integrimin Europian si dhe kontributin e dhene ne gazetari dhe per perzgjedhjen nga departamenti i Shtetit si nje nga 50 grate lidere te ardhshme ne bote.

Hollesi te metejshme do tiu jap pas ceremonise se ndarjes se cmimit, i cili organizohet nen patronazhin e Senatit te Republikes, Guardia di Finanza dhe RAI, me date 15 mars.

Teksti i motivacionit eshte me poshte.

S.E. ALMA LAMA , AMBASCIATORE DELLA REPUBBLICA DEL KOSOVO IN ITALIA
“Esempio internazionale di Donna impegnata nella risoluzione di tensioni in un difficilissimo contesto, già nota parlamentare nella Repubblica del Kosovo, la Signora Lama si è sempre distinta per un particolare impegno a favore delle fasce deboli della popolazione, per i diritti umani e per la forte volontà di integrazione europea. Nel suo precedente impegno da giornalista investigativo, si è occupata di crimini di guerra e corruzione. Il Dipartimento di Stato Americano l’ha nominata fra le cinquanta Donne Leader nel Mondo. Contestualmente al suo prestigioso incarico diplomatico, non fa mancare attenzione ai suoi tre figli. A Sua Eccellenza ALMA LAMA, Ambasciatore della Repubblica del Kosovo in Italia, viene conferito il Premio Internazionale Liberi di Crescere”.