.
×

Ambasadori O’Connell i quan trima kosovarët, por tregon vendin se ku duhet dëshmuar kjo



Botapress 26 Shtator-Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për rishikimin e sistemit të drejtësisë.

Ambasadori O’Connell, tha se EULEX po largohet nga Kosova dhe se institucionet vendore të drejtësisë duhet t’i marrin të gjitha përgjegjësit.“Kjo gjë është shumë e mirë dhe do të ketë përkrahje nga Britania e Madhe. Megjithatë nuk duhet të hezitoheni dhe të nguteni”.

Ai tha se të kosovarët e ka pa trimërinë në luftë, e tash sipas tij këtë trimëri duhet ta gjejnë prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës.“Ata duhet të bëhen heronjtë e ri të vendit”./bp/