[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasadori gjerman për Prishtinën: Pamjet në kafiteri e terraca janë të padurueshme!



Ambasadori gjerman, Christian Heldt ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.Ai tha se janë të padurueshme pamjet nëpër rrugë dhe në terracat e kafiterive në Kosovë.Madje ai shtoi se pasojat do të shihen në kujdesin intensiv.

“Apostolova, vërtetë shpresoj se kjo do të frymëzojë të gjithë të sillen me përgjegjësi dhe institucionet qeveritare e shtetërore të kenë zbatim të fuqishëm të rregullave. Pamjet në rrugë dhe në terracat e kafiterive janë të padurueshme. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”, shkroi ai në Tiwtter.

Këtë reagim Heldt e bëri duke shpërndarë një publik të BE-së, lidhur me ndihmën që iu dha sot shëndetësisë kosovare për luftimin e koronavirusit.

Menu Title