[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasadori gjerman nuk e fsheh, fjalë të mira për Lajçakun



Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Held, thotë se i emëruari i posaçëm i BE’së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të çojë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të dy shtetet.

Held ka shkruar në Twitter se Gjermania mirëpret emërimin e Lajçak në këtë pozitë, duke shkruar se ai do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania mirëpret emërimin e Miroslav Lajcak, që në emër të Bashkimit Evropian do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor, që çon në zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme. Si përfaqësues i BE’së ai do të të veprojë dhe do të flasë për Gjermaninë dhe të gjithë shtetet anëtare. Mbani në mend Gjermania është Bashkimi Evropian gjithashtu BE është Gjermania”, ka shkruar Held.

Këto komente Held i ka bërë teksa e ka shpërndarë publikimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Borell i ka reaguar ditë më parë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që kundërshtoi emërimin e Miroslav Lajçak duke thënë se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka votuar kundër Kosovës në UNESCO.

“Mioslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE’ja”, shkroi Borell në Twitter duke i reaguar presidentit të Kosovës.

 

Menu Title