[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasada e SHBA’së i cilëson të papranueshme deklarimet e Vuçiqit për Masakrën e Reçakut



Botapress 7 Dhjetor – Deklarimet e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, në përkrahje të ish-ministrit serb që e kishte cilësuar Masakrën e Reçakut si ‘trillim’ i ka dënuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, thuhet se retorika nxitëse dhe përpjekja për ndryshimin e historisë janë të papranueshme.

Nga kjo ambasadë thonë që i gjithë ky debat i nxitur gjatë kësaj jave është një tregues se sa e rëndësishme është që Serbia dhe Kosova të kthehen në tavolinën e negociatave dhe të përqendrohen në normalizim të raporteve.

“Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve, që të ri përqendrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në reagim.

Se deklarimet e Vuçiqit janë të papranueshme e kanë thënë dje edhe nga Bashkimi Evropian.

"The incendiary rhetoric and historical revisionism we have seen recently with regard to the events of 1999 are unacceptable." Read the Embassy’s full statement here: https://xk.usembassy.gov/statement_dec7/

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Samedi 7 décembre 2019

Menu Title