[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasada e Britanisë uron Hotin për kryeministër



Përzgjedhjen e Avdullah Hotit si kryeministër i ri i Kosovës e ka uruar edhe Ambasada e Britanisë në Prishtinë. Ambasada e Britanisë në një reagim në Facebook ka uruar kryeministrin Hoti dhe kabinetin e tij për emërimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.

Në reagim thuhet se është me rëndësi që Qeveria Hoti të ndërtoj konsensus dhe unitet në përçarjet politike.

“Ne e lavdërojmë formimin paqësor të qeverisë së re në Kuvend, dhe urojmë kryeministrin Hoti dhe kabinetin e tij për emërimin e tyre. Sfidat shtrënguese janë përpara për qeverinë e re, veçanërisht urgjencën shëndetësore Covid-19. Është e rëndësishme që qeveria e re kërkon të ndërtojë konsensus dhe unitet në përçarjet politike”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kujtojmë se Qeveria Hoti u zgjedh me 61 vota pro, 1 abstenim dhe 24 kundër saj.

Menu Title