.
×

Ambasada britanike ia mbyll gojën Vuçiqit për foton në Vetëvendosje me flamur kuq e zi



Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i ka bërë presion ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes rrjeteve sociale, që t’i përgjigjen pse pranuar të fotografohen në selinë e Vetëvendosjes ku qendron flamuri i Shqipërisë. Vuçiq e ka marrë një përgjigje të qartë nga Ambasada.

Vuçiq thotë se e ka kuptuar përsosshmërisht përgjigjen nga ambasada britanike në Kosovë rreth fotografisë me Kurtin dhe flamurin kuq e zi në zyren e tij, shkruan Gazeta Express.

“Falëmnderit për përgjigjen e qartë Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë. Të gjithë e kuptuam persoshmërisht”, ka thënë Vuçiqi pasi e mori përgjigjen.

Ambasada orë më parë vendosi t’i përgjigjet Vuciqit, i cili insistonte pë një deklaratë rreth vizitës në selinë e VV’së të ambasadorit britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Një foto së fundmi e ambasadorit në tkaim me një nga liderët politikë të Kosovës ka marrë vëmendje rajonale. Është puna e ambasadës të bashkëpunojë me akterët politikë në Kosovë. Ne nuk zgjedhim se si bashkëbisedues, në rolin e një partiaku, e rregullon mjedisin e tij”, i ka kthyer Ambasada britanike në Kosovë përgjigjen Vuçiqit që ngulmonte për të marrë një të tillë.

Vuciq sot e pyeti ambasadën britanike se cilat zgjedhje i ka fituar Kurti dhe në citin shtet.

“Kujt i takon flamuri që qendron pranë tij dhe cilit shtet i takon, shkelqësia juaj”, pyeti presidenti serb, Abbottin. /Express/