[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ambasada Amerikane reagon ashpër pas incidentit në Kuvend: Populli i Kosovës meriton më mirë



Ambasada Amerikane ka reaguar pas inicidentit të mbrëmshëm në Kuvend, ku deputeti Xhavit Ukaj iu vërsul kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.Në reagimin e Ambasadës, thuhet se Kuvendi i Kosovës po humb kohë më sulme personale, teksa kanë thënë se që dy muaj, janë duke iu bërë thirrje partive që ta ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të gjetur zgjidhje ekonomike dhe shëndetësore, për shkak të koronavirusit.

Në fund, në shkrimin e Ambasadës Amerikane, thuhet se: Populli i Kosovës meriton më mirë.

“Dy muaj më parë, u bëmë thirrje të gjitha partive që të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë për shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Populli i Kosovës meriton më mirë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Menu Title