.
×

Ambasada Amerikane i godet rëndë Shpejtim Bulliqin dhe Florim Isufin për raportimin e djeshëm



Ambasada e Shteteve të Bashkuara është zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për  kufirin para komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane. Pohimet e tij janë të pabazuara,  çorientuese, dhe të ga bueshme.

 

Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga  komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Në vitin 2015  Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që  ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte  që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të  ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë  Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar.

 

Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të  Kosovës në këtë çështje. Ne nxisim politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave  personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre  duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur.