.
×

Ama Lama: Hapi i ardhshëm, zëvendësimi i Brovinës



Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka folur për Indeksonlin lidhur me situatën politike në vend, duke thënë se PDK-ja nuk mundet që ta mbaj peng Parlamentin.

Shtyrjen e seancës që është bërë dje, Lama e ka quajtur si tallje me parlamentarizmin.
“Mendoj që ajo çfarë ka ndodhur sot, shtyrja e seancës në mënyrë arbitratre dhe të palogjikshme dhe në kundërshtime me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ngase shtyrja është një tallje me parlamentarazimin, deputetët të cilët janë përfaqësues të popullit”, tha ai.
Ajo mendon se hapi i ardhshëm është zëvendësimi i Flora Brovinës pas nënshkrimeve që dëshmojnë se kjo e fundit refuzoi drejtimin e seancës.

“Sic e pamë ne u futëm në sallë pasi që salla ju përket deputetëve, dhe dham një mesazh pikërish në lidhje pikërisht me këtë. Mendoj që hapi i ardhshëm duhet të jetë mbledhja e firmave dhe konstatimi që kryesuesja refuzon të drejtoj seancën në bazë të rregullores së punës dhe kur kryesuesja refuzon drejtimin atëher duhet që të zëvendësohet dhe të vazhdojmë me procesudra për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nënkryetarëve dhe konstituimit të Parlamentit”, tha ajo.
Lama në intervfistën dhënë Indeksonline më tej tha se kjo që po bënë PDK është anomali, ndërsa blloku po mundohet të jap zgjidhje në mënyrë demokratike.

“Nuk mundet që një parti që përfaqëson pakicën të mbaj peng Parlametnint. Kjo cfarë po ndodhë është anomali, ku nëpërmjet procedurave jo demokratiek tentohet të shembet logjika demokratike.
Blloku po përpiqet që në mënyrë demokratike të jep zgjidhje”, tha Lama./Indeksonline/