.
×

Allegri e ka një lajm të keq për Real Madridin



Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka një lajm të keq për Real Madridin.

Paul Pogba do të luajë kundër Cagliarit të shtunën, derisa do të jetë gati edhe për duelin e madh me Real Madridin. Këtë e ka konfirmuar, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

“A do të jetë në Madrid? Mund të them se të enjten ka stërvitur mirë me ekipin dhe ka bërë një stërvitje të mirë, andaj besoj se do të luajë ndaj Cagliarit”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp.

“Pogba do të luajë kundër Realit vetëm nëse paraqitet ndaj Cagliarit, nga fillimi ose gjatë ndeshjes. Sigurisht nuk është ende në gjendjen më të mirë por me rëndësi është të jetë në dispozicion ndaj Realit”, u shpreh ai.