.
×
ali-laj-ccedil-i-e-pat-puna-e-bllokut_hd

Ali Lajqi: Nga LDK-ja më larguan, nga AAK-ja u tërhoqa, në VV nuk shkoj, ndoshta formoj parti të re!



Nga LDK-ja më hoqën nga Kryesia dhe nga Këshilli i Përgjithshëm duke më linquar sikur në vitet e 80-ta” –  Nga AAK-ja jam tërhequr vetë, ngase nuk jam pajtuar me veprimet e tyre – Nuk shkoj në Vetëvendosje –  Po shoh ndonjë mundësi me ndonjë parti të re “ thotë Ali Lajçi në një deklaratë ekskluzive për “Botapress!”

  

Botapress, 1 shtator

Dikur ishte promor i ngjarjeve dhe zhvillimeve politike. Emri i tij u  bë i njohur nga demonstratat e viteve ’81.

Edhe sa ishte në burg u çuan fjalë e u çua “pluhur” për rolin e tij në demonstrata e në burg. Por Ali Lajçi mbeti vertikalisht I palëkundur dhe I palakuar.

Menjëherë u rreshtua në LDK dhe për shumë vjet ishte bashkë me presidentin Ibrahim Rugova.

Në zgjedhjet e para lokale të pasluftës mori drejtimin e komunës së Pejës. Por gjithnjë duke I qëndruar besnik LDK-së, dhe duke qenë pjesë e Kryesisë Qendrore, por edhe në Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Rrjedhat dhe zhvillimet brenda partisë nuk do t’i shkonin në favor të tij, për çka Lajqi ishte detyruar që pas një kohe të gjatë të vepritmarisë së tij politike të largohet nga LDK-ja.

Si alternativë të vetme kishte zgjedhur AAK-në e Haradinajt.

Por as në këtë subjekt politik gjërat nuk do të ecnin mirë për z. Lajqi. Ai sot është jashtë skenës politike, I zhgënjyer tej mase me të gjitha partitë dhe gjithë liderët politikë.

Në një deklaratë për “Botapress”, Lajqi thotë se nuk e ka larguar askush nga skena politike, por është tërhequr me dëshirë për shkak të paknaqësive.

“ Nga AAK-ja jam tërhequr  për shkak të gabimeve që u bënë në këtë subjekt politik në kohën kur tentonin ta krijonin Bllokun, i cili për gjashtë muaj i bëri dëm vendin. Unë nuk pajtohesha me  atë veprim, sepse pushteti nuk mund të merrej ashtu. Pra nuk jam përjashtuar, por jam tërhequr vetë, ngase nuk jam pajtuar me veprimet e tyre”, tregon Lajqi arsyjet pse sot nuk është I përfshirë në jetën politike.

Ai flet edhe për largimin e tij nga LDK-ja, dhe arsyet pse u detyrua të largohet nga partia për të cilën kontribuoi vite me radhë.  “Edhe LDK e ka humbur identitetin e saj. Ka humbur simbolet që ishin caktuar më herët nga kjo parti. Në LDK erdhën grupe e klane dhe as aty nuk u përfilla. Më hoqën nga Kryesia dhe nga Këshuilli i Përgjithshëm duke më linquar sikur në vitet e 80-ta”, tha Lajqi. Ai thotë se të njëjtin veprim sikur në LDK ia kishin bërë edhe në AAK duke e përjashtuar nga çdo strukrurë partiake, gjë që e kishte detyruar atë të qëndroj larg skenës politike.

Por, Lajqi duket se nuk do ta përfundoj karrierën e tij në politikë. Ai thotë se ka alternative të tjerë ku mund të jap kontributin e tij. “Nga skena politike jam tërhequr me dëshirë dhe tash po shoh ndonjë mundësi me ndonjë parti të re. Do të shohim të bëjmë naj argat”, tha ai. I pyetur nëse synimi I tij është VV-ja, ai mohon një gjë të tillë, ndonëse pranon se është e vetmja parti opozitare. “Në Vetëvendosje nuk shkoj, edhe pse ajo e ka programin e vetë dhe është më opozitë sesa partitë tjera”.

 

  • Alban Hysa

    he more pisa po shifet sesa te interesuar jeni per stabilitet e shtet ,as qe u han palla por vetem per pushtet he zoti qafen jau theft por po me duket se jeni ka fundi se ka mejau qkerdhy zoti nanen juve nderveti se tash dote ju msyn rembo se bile ay ka luftu e thaqi isa e haziri jo,ateher simund te rri thaqi lima e kupa me shok anash kuku nan tenderat shum milionshe se vallahi palla sihan as hashes as rembos as fatmirit as kupes per qytetaret as qelodhen se ekzisojn kund ata ,por veq sa shtiren per sy e faqe tendera tendera tendera kryet kan meja hanger njani tjetrit lus popullaten qe te rri anash dhe mos te shkojn mish per qen,Edhe vet dote quditeni se q’far ka mendodh mes tyre se keta jan grupe mafije te fliqet jo perfaqesues te popullit krejt zullumin qe I kan shkaketu popullit dota paguajn duke ja ngren kryt njani tjeterit dhe vargu esht shum I gjat.me mija.

    • botapress

      Mos fyej me kete fjalor. Komenti yt do te dergohet ne polici