[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Albulena Haxhiu paralajmëron padi për Thaçin



Minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi i cili pak minuta më parë dekalroi se Haxhiu e familjarë të saj kanë laborator droge, për çka duhet të dalin para drejtësisë.Duke e quajtur ‘shpifës të paskrupullt’, Haxhiu tha se që nesër do të ngrisë padi.Reagimi i Haxhiut:

Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda.

Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.

Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi.

Menu Title