.
×

Albulena Haxhiu: Kërkojmë dorëheqjen e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendit, në të kundërtën..



Botapress, 14 Mars – Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendit.

Haxhiu tha në mbledhjen e kryesisë se Aida Dërguti ka qenë nënkryetare e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje por meqenëse ajo është larguar nga VV duhet të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetares ose VV kërkon shkarkimin e saj.

Sipas rregullores së Kuvendit për këtë çështje vendos seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në të kundërten, Haxhiu ka thënë se do të inicojnë shkarkimin e saj.

Po ashtu në Kryesi u sqarua se deputetet e grupit te ri parlamentar që u dorëheqen nga VV do të ulen menjëhere pas deputetëve të VV-së në krahun e djathte të sallës plenare, përkatësisht nga rendi e katërt e tutje.