[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Albin Kurtit i vjen një mbështetje për largimin e taksën



Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për largimin e tarifës 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.Njoftimi i plotë:

“Ne si Klub jemi prapa çdo vendimi i cili do të mbronte dhe avanconte interesat shtetëror të Kosovës. Të gjitha vendimet duhet të merren në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në.

Shpresojmë shumë që largimi i tarifës 100% do të vlerësohet si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillimin e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë. Gjithashtu shpresojmë që kjo masë do rezultojë në eliminimin e të gjithave barrierave tregtare si ato tarifore dhe jo tarifore, po ashtu të krijojë mundësinë që përfundimisht të krijohen marrëdhënie për tregti të lirë me Serbinë e cila mbështetet në parime të ndërsjella”.

Menu Title