.
×

Albin Kurti tregon se çka diskutoi me Edi Ramën



 

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se për çfarë kanë diskutuar mbrëmë gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.Kurti ka thënë se me Ramën duan të ndërtojnë sa më shumë ura bashkëpunimi.“Me Ramën diskutuam për shumë çështje.

Duam të ndërtojmë sa më shumë ura bashkëpunimi. Nuk duhet të kemi vetëm mbledhje qeverie por dhe zbatim të marrëveshjes”

Sa i përket mini-shengenit ballkanik, Kurti ka thënë “më ngjan më shumë si ide se sa projekt”.Ai ka theksuar se është i angazhuar për dialog dhe arritje të fqinjësisë së mirë me Serbinë.Kurti ndodhet në Tiranë pasi është i ftuar në samitin e paqes për Europën Juglindore.