.
×

Albin Kurti tregon se çfarë do të ndodhë me Zajednicën



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar në një intervistë ne Syri Vizion që po transmetohet në T7.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për kërkimin e borxheve të luftës nga shteti i Serbisë. Kurti kishte thënë se do i kërkonte shtetit fqinj një gjë të tillë dhe kishte thënë se këtë e ka obligim.

“Nuk mund askush t’ia fal borxhet e luftës Serbisë. Kam thënë se e kemi obligim prej të vdekurve nga lufta që tua kërkoj borxhet Serbisë. Gjithsesi edhe të vdekurit po të ngjalleshin nuk kanë të drejtë t’i falin borxhet Serbisë. Ata duhet të përgjigjen për përdhunimet që kanë bërë. Për masakrat që tani i përgënjeshtrojnë dhe nuk i pranojnë. Për fondin e pensioneve që na kanë plaçkitur”, ka thënë Kurti.

“Jam kureshtar të di përgjigjen e tyre kur do ia rendisim borxhet një e nga një në tavolinë”

Tutje Kurti ka thënë se në Serbi shpejt fillon fushata zgjedhore dhe se kjo do pengoj dialogun.

“Në janar fillon fushata zgjedhore atje. E dijmë çfarë deklaratave nacionaliste bëhen në kohë fushatash në atë vend. Me kë do bisedoja unë. Kjo është diçka të cilën nuk e kanë menduar të tjerët kur kërkojnë një përmbyllje të shpejt të dialogut”, shtoi ai.

Kurti gjithashtu tregoi se Asosacioni i Komunave Serbe nuk do të bëhet në asnjë mënyrë në shtetin që ai drejton.

“Asosacioni ka vdekur. Ai është projekt i Serbisë në Kosovë. Nuk është vullnet i minoritetit serb në vend. 132 mijë serbë i ka Kosova dhe asnjëherë nuk është dëgjuar nga ata ndonjë ankesë për krijimin e Zajednicës. Pse ata nuk kërkuan Asosacion? Kjo për shkak se nuk e duan këtë. Ata duan të drejtat e tyre dhe jo projekte shovinste të Serbisë në Kosovë. Serbia po kërkon të marrë diçka nga vendi ynë”