.
×

Albin Kurti theu ‘rekord’ me 185 mije vota, por ky ishte rekordi i madh i Ibrahim Rugovës me 2001 (Shifra)



Botapress, 19 Tetor-Ende pa u shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 6 tetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në opinon po konsiderohet se kandidati për Kryeminister nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thyer rekord me numrin e votave.185 mijë vota nga mbi 200 mijë që ka siguruar VV-ja, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, thuhet se i ka marrë Kurti.

Por, të dhënat e historisë zgjedhore në Kosovë, e dëshmojnë të kundërten.

Ish-kryetari i ndjerë i LDK-së, Ibrahim Rugova është njeriu që ka arritur të marrë më së shumti vota ndonjëherë në zgjedhje.Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqën e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.

Nga këto të dhëna mund të themi se Ibrahim Rugova vazhdon të mbetet lideri më i votuar ndonjëherë në Kosovë.