[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Albin Kurti: Po, nesër do të shkojë te Hashim Thaçi



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se ai do të shkojë nesër në takim me presidentin Thaçi, ndonëse nga VV ishte paralajmëruar se ai nuk do të shkoj, raporton Gazeta Blic.“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, konfirmoi Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.

Kurti, ndër të tjera në intervistën për KTV ka ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, nuk është i kënaqur me kompetencat që i jep Kushtetuta e vendit dhe e ka ftuar atë që t’i bashkohet jetës politike partiake.

’Ai bëri thirrje që policët të mos respektojnë vendimin e qeverisë. Po megjithatë, të gjithë policët zbatuan vendimin e qeverisë dhe masat vazhduan në rregull pasi nuk mund të i bësh rezistencë vendimit të qeverisë’’, thotë Kurti.“Presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që ia jep kushtetuta’’, shton ai.

Menu Title