.
×

Albin Kurti: Moti është dashur të japë dorëheqje Haradinaj, ishte bicikletë e huazuar nga PDK



Dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, kreu u Vetëvendosjes po e quan të vonuar me arsye të gabuar. Në statusin e tij në Facebook, Kurti përmendi disa raste kur Haradinaj është dash të jap dorëheqje. Ai përmendi rastin e demarkacionit me Malin e Zi, atëherë kur Haradinaj i rriti pagën vetës etj.

Kurti tha se Haradinaj e pa që Qeveria po bie dhe mocioni i mosbesimit po votohet nga deputët, andaj edhe kuptoi pozicionin e tij.

Edhen njëherë Kurti e potencoi se Vetëvendosje ka qenë gjithmonë kunder Gjykatës Speciale.

“Për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, menjëherë nevojiten zgjedhje të reja parlamentare.

Duhet të flasë populli, të cilin aq shumë e shtypën dhe e zhvatën”, ka shkruar Kurti në fund.

Reagimi i plotë i Kurtit:

“Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar

Z.Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Moti është dashur të japë dorëheqje. Psh. kur e ndërroi qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur emëronte nëpër borde e menaxhmente ndërmarrjesh me mbiemra familjesh e librezë partie, kur me 13 dhjetor 2018 e dha propozimin për marrëveshje “Ahtisaari Plus” me Serbinë, kur e paloi e rrafshoi buxhetin me asfalt, kur e kërcënoi prokurorin Blakaj, kur delegacioni për bisedime me Serbinë i doli anti-kushtetues etj.etj.

Së fundi e pa që mocionin e mosbesimit të opozitës do ta votonin edhe disa prej deputetëve që e kishin mbështetur fillimisht. E kuptoi atë që ia kishim thënë dikur: kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro…

Ne ishim e jemi kundër Gjykatës Speciale. Kemi nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së. Ata që e votuan, e vunë veten e tyre dhe gjithë Kosovën nën shantazhin e interesave gjeopolitike jashtë kontrollit tonë.

Për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, menjëherë nevojiten zgjedhje të reja parlamentare.

Duhet të flasë populli, të cilin aq shumë e shtypën dhe e zhvatën.”