.
×

Albert Habazaj: Nënave u falet Vlora



 

Si bekim nga Perëndia,

 

si drit’ e bukur hyjnore,

 

energji nga mirësia

 

shpërthejnë sot lule Vlore.

 

 

 

 

Janë lulet e urimit

 

për nënat tona të mira,

 

janë gonxhet e gëzimit

 

për motrat tona të dëlira.

 

 

 

Dëlirësi e bardhë si bora

 

në majën e lart’ të Çikës,

 

u falet nënave Vlora,

 

se nëna ësht’ motër e dritës.

 

 

 

E dritës që na mbush jetën

 

dhe dritëron dashuri;

 

nën’ e dhembshur, si ti tjetër

 

nuk gjej dot në Gjithësi.

 

 

 

Ësht’ e vogël galaktika,

 

s’e mban dot zemrën e nënës,

 

bëhet më fisnike dita

 

me nënën – thelbin e këngës.

 

 

 

Në vallëzim ëndrrash dehem,

 

ku përkundet dashuria,

 

kur në gji të nënës kthehem

 

në gji më merr shenjtëria.

 

 

 

Mjalt – e bardha nënë – flori,

 

bekimi yt është tempull,

 

je një pemë me dashuri,

 

fjal’ jote ngroh një shekull.

 

 

 

Në vend të një tufe me lule për Nënat, po ju thur këtë buqetë me vargje zemre për të shenjtat tona,

 

 

 

me dashuri biri, Albert R. HABAZAJ,

 

Vlorë, e enjte, 08.03. 2018