[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Albërie Hadërgjonaj zbulon se si ka reaguar ish-bashkëshorti i saj për deklaratën e tradhtisë



Albërie Hadërgjonaj për disa ditë radhazi ka qëndruar në Shqipëri.

 

Këtë vizitë, këngëtarja e ka shfrytëzuar edhe për të dhënë disa intervista për disa televizione, shkruan lajmi.net.Në një prej tyre, Albëria kishte treguar se si e kishte tradhëtuar tashmë ish bashkëshorti, i cili është babai i vajzave të saj.Por, e ftuar në “Një kat më lart”, këngëtarja u pyet se cili ka qenë reafimi i ish-bashkëshortit të saj pas gjithë këtyre deklaratave.“Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht se u bënë shumë vite. Ai nuk është se i ka bërë me qëllim, ai ka qenë fëmijë për vete. Është njeri që kupton, e kupton jetën shumë mirë. Ai ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh. Njeriu i parë që unë mund ta marr në telefon nëse unë kam hall ose problem është ai.”, ka thënë Albëria.Kujtojmë që projekti i fundit nga Albërie Hadërgjonaj është “Leje leje”, këngë kjo të cilës këngëtarja ia shoqëroi edhe videoklipin.

Menu Title