.
×

Albërie Hadërgjonaj: Kam pirë qumësht nga gjiri i nënës deri në moshën shtatë vjeçe



 

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuara e radhës në programin “Në kurthin e Piter Pan”, të moderuar nga Alketa Vejsiu. Ajo ka shpalosur shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj ndër vite, duke cituar ndër të tjerash fëmijërinë e saj, e cila nuk ka qenë edhe shumë e lumtur.

Albërie tregoi se e ka ndjerë në masë të madhe mungesën e babait, të cilin nuk ka pasur rastin fare ta njohë. Megjithatë, këngëtarja tregoi se është rritur me shumë përkujdesje nga e ëma dhe gjyshja e saj, të cilën e ka dashur shumë, ndonëse nuk jeton më.

Hadërgjonaj tregoi edhe shumë të pathëna nga fëmijëria e saj, duke treguar ndër të tjerash një detaj interesant që kishte të bënte me fëmijërinë e saj, e që ishte fakti se deri në moshën shtatë vjeçe, ajo ka pirë qumësht nga gjiri i nënës.

 

Me të thënë këtë, fëmijët dhe moderatorja e programit u befasuan, duke e parë moshën shtatë vjeçare si të rritur për ta bërë një gjë të tillë. Mes të qeshurash, Albëria tregoi se përveç qumështit, ajo ka marrë edhe talentin për muzikë nga e ëma e saj.