[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Albena Reshitaj rezulton pozitiv me koronavirus



Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka  shkruar në llogarin e saj në rrjetin social facebook duke treguar se tani edhe ajo është prekur nga virusi i quajtur COVID-19,shkruan Botapress.info

Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se simptomat kishin filluar t’i shfaqen që nga dita e shtunë e këtij vikendi,duke bërë të ditur se do të qëndroj e izoluar ashtu sic janë edhe rekomandimet e insitucioneve për të gjithë të prekurit me Covid-19.

Ky është shkrimi i plotë nga ana e Reshitaj:

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.

Menu Title