.
×

Albena Reshitaj e vendosur: Do të ndërpresë përdorimin e thëngjillit për ngrohje



 

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se do ta ndalin përdorimin e thëngjillin për ngrohje

Ajo ka paralajmëruar ndaljen e dhënies së thëngjillit falas për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

 

“Pres nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që të ndalë dhënien falas të thëngjillit për punëtorët e KEK-ut. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe vetëm me veprime dhe vendime mund ta ulim ndotjen e ambientit”, tha Reshitaj në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.