[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Alarmon deputetja Gaxherri: Ka mundësi që 99% të deputetëve janë infektuar me koronavirus



 

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri ka thënë se ka shumë mundësi që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë infektuar me koronavirus.

Kështu deklaroi ajo sot në seancën e Kuvendit, ku shtoi se duhet të testohen të gjithë deputetët.

“Unë mendoj se të gjithë deputëtët janë të ekspzozuar ndaj COVID-it dhe duhet të gjithë deputetët me u testu. Ish dashtë këtu me qenë ekipi shëndetësor dhe të gjithëve me na testu. Asnjë deputet këtu nuk është që s’e ka shancën 99% me qenë i infektuar. Dhe prandaj ish dashtë me qenë ata këtu, me na i marrë mostrat, jo me shku ne nëpër Infektiva atje ose nëpër ku ta di unë, por të gjithë këtu të testohemi, ta shohim kush është i infektuar dhe të marrim masa”, ka thënë ajo.

Gaxherri gjithashtu ka treguar se ka kërkuar që të testohet për koronavirus, por se kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

 

 

Menu Title