.
×

Alarmante: Mbi 5 mijë Kosovarë çdo vit lënë shtetësinë



Nga viti 2009 mbi 40 mijë Kosovar kanë hequr dorë nga shtetësia

Mbi dyzetmijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, bëjnë te ditur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.

Në vitin 2014 nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 5 mijë e 158 persona, kurse më 2016, ky numër ka shënuar rritje në 5 mije e 871 persona./BP/