.
×

Alarm për bombë në Londër, evakuohet një stacion treni



 

Stacioni Charing Cross në Londër është evakuuar mëngjesin e sotëm rreth orës 6:30 në kushtet e një kërcënimi terrorist, pasi një njeri që pretendonte se kishte një bombë hipi mbi shina.
Kaosi pushtoi stacionin; udhëtarët u paralajmëruan të largohen nga stacioni dhe tani rutina po kthehet, stacioni po vihet sërish në punë pasi Policia e hetoi incidentin.

Një zëdhënës i Policisë së Transportit tha se patëm të bëjmë me një incident në stacionin Charing Cross pasi një njeri mbi shina pretendonte se kishte një bombë.