.
×

Al Petrol hap pikë të re për Bajram



Në prag të festës së Kurban Bajramit, kompania e derivateve të naftës, Al Petrol, hap pikën e saj të re, në Lagjen “Veternik”, pranë Autostradës Prishtinë – Tiranë.

 Objekti ku përveç pompës do të ketë edhe market e restaurant është i ndërtuar me standarde evropiane dhe ofron produkte të cilësisë së lartë, njoftojnë përfaqësuesit e Kompanisë Al Petrol.

“Këtë vikend pritet ta përurojmë objektin e ri te kompanisë tonë, pikërisht natën e Kurban Bajramit.  Andaj shfrytëzoj rastin t’ua uroj këtë festë të gjithë besimtarëve të besimit islam dhe njëkohësisht t’i ftojë të gjithë qytetarët të na vizitojnë që të binden me produktet tona”, tha drejtori i kompanisë z. Lulzim Kryeziu.

Me rastin e përurimit të këtij objekti z. Kryeziu, paralajmëroi se do të vazhdojnë të punojnë  për t’ju ofruar klientëve shërbimet më të fundit të nivelit botëror jo vetëm për derivate, por në të gjitha fushat e operimit të saj, duke përfshirë marketet dhe restaurantet.