.
×

Akuzohet Komuna e Prishtinës, shkeli ligjin për emërimin e udhëheqjes së Stacionit të Autobusëve (Video)



Sindikata e Punëtorëve të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë akuzon Komunën e Prishtinës se e ka shkelur ligjin për emërimin e udhëheqjes se re të kësaj ndërmarrje publike. Sindikalistët thonë se nuk kanë pasur konkurs të rregullt. Këto akuza janë mohuar nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka shkelur ligjin me rastin e emërimit të Kryeshefit ekzekutiv dhe zëvendësshefave të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, raporton KTV.

Kështu pretendojnë zyrtarë të Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërmarrje publike.

Kryesindikalisti Sami Ahmeti deklaron se kryeshefi ekzekutiv Nol Deda nuk është zgjedhur në këtë post përmes konkursit legal.

Mirëpo një gjë të tillë e mohon nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu. Ai insiston se konkursi ka qenë i ligjshëm dhe se nuk është bërë asnjë padrejtësi.

Ndërkaq Sami Ahmeti thotë se shkelje janë bërë edhe nga Bordi i drejtprëve të kësaj ndërmarrje duke ia rritur pagat vetës.

Ai thase kanë bërë ankesa në Komunë dhe institucione të tjera ndërkaq pohoi se do të protestojnë nëse këto ankesa nuk merren parasysh.