.
×

Aktorja rrëfen si është ndjerë teksa luante skenat intime: Vëllai im ishte kameramani



 “Game of Thrones’’ është një prej serialeve më të ndjekur në të gjithë botën. Së fundmi një prej aktoreve kryesore të këtij seriali ka folur gjatë një interviste për skenat +18 që i është dashur të bëjë.

Aktorja Emilia Clarke ka thënë se është ndier në siklet për shkak se i vëllai i saj punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali.

Po ashtu, ajo ka treguar se bën çdo gjë, që vëllai i saj të jetë jashtë dhomës, kur xhirohen të tilla skena.

Ajo ka thënë: “Kam qenë në siklet të madh. Vëllai im punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali. Jam ndjerë keq.

Kujtojmë këtu se Emilia Clarke ka marrë një famë shumë të madhe në të gjithë, botën pas këtij seriali.

Gjithashtu në përfundim të intervistës, ajo ka thënë: “Episodi i 5 është më i jashtëzakonshmi. Gjeni televizorin më të madh që mundeni.’’