.
×

Aktivisti shqiptar në SHBA i shkruan Haradinajt, e ka një propozim për demarkacionin



Uk lushi, aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes në shkrimi në facebook, ka shpalosur për kryeministrin Ramush Haradinaj një propozim për marrëveshjen për demarkacionin.

Në publikimin e linkut të gazetës gjermane, ku kancelarja Angela Merkel e ka uruar Ramush Haradinajn për postin e kryeministrit, por edhe ka përmendur demarkacionin dhe marrëveshjet e tjera, aktivisti shqiptar ka shpalosur një propozim të tij për marrëveshjen për demarkacionin, shkruan Express.

 

Lushi ka thënë se propozimi i tij do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit. Propozimi i aktivistit shqiptar për kryeministrin Haradinaj është të organizojë një takim me homologë të tij malazez, të ulen dhe të bisedojnë “si dy kryeministra dhe filloni bashkëpunimin në zgjidhjen e kësaj punë”.

 

“Por memon po ua nisi që të ndaj me ju një propozim timin që besoj që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit, e cila ndonëse jo çështja më e rëndësishme e vendit është ngjitur në kreun e listës. Organizoni një takim me homologe tuaj. Mund të bëhet kjo p.sh. në Shkodër. Uluni dhe bisedoni si dy kryeministra dhe filloni bashkëpunimin në zgjidhjen e kësaj pune”, ka shkruar aktivisti shqiptar Uk Lushi. /GazetaExpress/

 

Ky është shkrimi i tij i plotë:

 

Një memo e shkurtë për KM Haradinaj

 

I nderuar z. Kryeministër,

 

urime për pozitën dhe shumë mbarësi.

 

Më pëlqeu përgëzimi i Kancelares gjermane Merkel për ju sot. (Është I bashkangjitur përfundi memos). Zonja Merkel me të drejtë thekson se qeveria juaj ka ballafaqime të rëndësishme dhe serioze: ndërtimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e giendjes së ekonomisë, dialogun Kosovë- Serbi,  demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si dhe luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit dhe forcimin e perspektives europiane të Kosovës.

 

Jam i besimit që ju i keni të gjitha këto çështje në listën tuaj të prioriteteve dhe do të punoni shumë që ato të gjejnë zgjidhjet e duhura.  Por memon po ua nisi që të ndaj me ju një propozim timin që besoj që do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit, e cila ndonëse jo çështja më e rëndësishme e vendit është ngjitur në kreun e listës. Organizoni një takim me homologe tuaj. Mund të bëhet kjo p.sh. në Shkodër. Uluni dhe bisedoni si dy kryeministra dhe filloni bashkëpunimin në zgjidhjen e kësaj pune.

 

Rasti i demarkacionit të kufirit Kosovë-Mal i Zi duhet të përfundohet duke treguar kreativitet, lidership dhe bashkëpunim mes Malit të Zi dhe gjithësesi me partnerët dhe miqtë euro-amerikanë. Nuk është as e mençur, as e nevojshme die as e mundshme që Kosova të provojë ta zgjidhë këtë çështje vetëm.

 

Ju faleminderit për vëmendjen dhe suksese juve dhe Republikës së Kosovës!

 

Me respekt,

 

Uk Lushi

 

13 shtator 2017